Një serb ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Istogut për zgjedhjet lokale
Radosh Repanoviq do t’i hyjë garës për të parin e Istogut në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, shkruan Reporteri.net.
I njëjti është zhvendosur në Kosovë në vitin 2008 ku krijoi një kooperativë bujqësore.
Ai për mediat serbe atë kohë kishte thënë se ndërmori këtë hap pasi pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Kragujevc, atje nuk nuk arriti të gjejë punë.
Në garë bashkë me Repanoviqin do të jetë, Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjersa nga Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK ende nuk nuk kanë vendosur për emrin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.