Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi thotë se janë rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta, që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim jo diskriminues.
Krasniqi këto komente i ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Sot shënojmë 3 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në Kosovë jetojnë rreth 200 mijë persona me nevoja të veçanta, të cilët kanë nevojë për mbështetje, trajtim jo diskriminues dhe politika inkluzive të institucioneve lokale dhe qendrore”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka shkruar se një shoqëri demokratike e ka për synim të avancoj të drejtat e personave me nevoja të veçanta.
“Një shoqëri demokratike dhe me standarde evropiane, çfarë synojmë ta kemi, e ka për obligim që të respektoj dhe të avancoj të drejtat e personave me nevoja të veçanta për shkollim, punësim, shërbime shëndetësore, mirëqenie sociale e për çdo fushë tjetër. Nevoja të ndryshme, por të drejta të barabarta – sot dhe secilën ditë”.
Qeveria e shpall vitin 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.