Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel, ku sot do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit, Kosovë-BE.
Kurti fillimisht është pritur nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, e më pas është takuar edhe me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, shkruan Reporteri.net.
Në këtë takim u bisedua mbi marrëdhënien ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit, si pjesë e procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, me theks te angazhimi i vazhdueshëm dhe progresi që Kosova ka bërë për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Kryeministri Kurti e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian për reforma dhe përsëriti kërkesën, që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi për progresin e Kosovës në MSA. Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka shkruar Kurti.
Appreciated today’s discussion w/ @OliverVarhelyi on @Kosova’s progress in #SAA. We’ve fulfilled all requirements for visa liberalization & trust #EU will deliver. EU integration has no alternative. We’re motivated to continue our transformative reforms in close coop. w/ EU. pic.twitter.com/QTnJiJbEPQ
— Albin Kurti (@albinkurti) December 7, 2021