Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se nuk dëshiron të dialogojë fare me Serbinë.
Siç ka raportuar të martën “Tanjug”, i pyetur për takimet e ardhshme në kuadër të dialogut, Vuçiqi ka komentuar një deklaratë të zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u shpreh se palët “s’kanë shumë interesim dhe besim në dialog”.
Sipas Vuçiqit, Serbia dëshiron dialog, por jo Kosova.
“Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshjen për të zhdukurit. Duam rezultate, por mund të them zyrtarisht se Prishtina nuk dëshiron të bisedojë me ne fare”, ka thënë ai.
Sipas Vuçiqit, Kosova s’e ka respektuar asnjë marrëveshje të mëhershme.
Megjithatë, pretendimet e Vuçiqit bien ndesh me deklaratat e veta të mëhershme, kur pati kushtëzuar dialogun me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ndërkaq nga pala kosovare vazhdimisht është shprehur se Qeveria është e gatshme për dialog që çon në njohje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.