×
  • Lajme
  • Lajme

    Këtë vit pati më shumë udhëtarë sesa vjet në Aeroportin “Adem Jashari”

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 14:25

    Saktësisht 154 mijë e 919 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë nëntorit, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

    Sipas njoftimit, kjo paraqet rritje prej 65 për qind në krahasim me muajin nëntor të vitit të shkuar, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kur s’ka pasur masa ndaj pandemisë, ulje prej një për qind.

    Ndërkaq në shifra të përgjithshme për periudhën janar-nëntor, përmes Aeroportit të Prishtinës kanë fluturuar gjithsej 1,973,794 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 102% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 9.8% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!