×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy gra e një burrë për marrje me prostitucion në Prishtinë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 8:51

    Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e djeshme tre persona për “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

    Siç njofton Policia përmes raportit 24 orësh, në mesin e tyre janë dy gra dhe një burrë, shkruan Reporteri.net.

    “Pas një hetimi të zhvilluar, janë arrestuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare pasi që të njëjtit kanë kryer veprën penale Mundësim apo Detyrim në Prostitucion. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!