Në komunat e Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus, sipas një raporti të publikuar më 9 dhjetor. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 508.
Komunat me shumicë serbe nuk publikojnë rregullisht raporte lidhur me gjendjen epidemiologjike, por ato publikohen çdo dy apo tri ditë.
Në raportin e fundit nuk u raportua për ndonjë viktimë nga sëmundja COVID-19.
Më 7 dhjetor, në zonat e banuara me shumicë serbe ishin raportuar dy viktima dhe 42 raste të reja me koronavirus.
Institucionet shëndetësore në komunat e banuara me shumicë serbe funksionojnë në kuadër të sistemit serb, dhe raportet për gjendjen epidemiologjike publikohen nga organi i përkohshëm në Mitrovicën e Veriut, që financohet nga Beogradi.
Ndërkaq, së fundmi, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës po raporton për numër të ulët të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 8 dhjetorit, kjo ministri raportoi për dhjetë raste të reja dhe 319 raste aktive me koronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.