×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja pranon 381 pako me fletëvotime për Dragashin

    Reporteri
    13 Dhjetor 2021 | 16:21

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në ora 14:00 ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kujtoi se sonte në mesnatë përfundon afati për pranimin e këtyre fletëvotimeve.

    “Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, tha Elezi.

    Të drejtën për të votuar përmes postës për këtë raund zgjedhjes e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!