Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkruar marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qira të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.
Detajet e marrëveshjes i kanë dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënies me qira të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme. Ajo ka thënë se të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.
Sipas saj, paratë e fituara nga marrëveshja me shtetin danez do të dedikohen për energjinë e ripërtërishme.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.
Kosova dhe Danimarka janë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje, sipas së cilës, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.
Për këtë huazim, sipas marrëveshjes që kanë paralajmëruar të dyja shtetet, Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në dekadën e ardhshme.
Kostoja e shtetit të Kosovës për një të burgosur në ditë thuhet të jetë rreth 28 euro, përkatësisht 10 mijë euro në vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.