KEDS-i ka dal me sqarim pas ankesave të qytetarëve se reduktimet e energjisë elektrike po zgjasin më shumë se dy orë.
Sipas kësaj kompanie, arsye për këto reduktime më të gjata, janë ngarkesat që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi.
“Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi”, thuhet në sqarim.
E që të mos ketë të tilla vonesa, KEDS’i ka sugjeruar konsumatorët që kur s’kanë energji, pajisjet t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza.
“Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, sipas KEDS, reduktimet do të ishin për 2 orë. Por, qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.