Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se numri i vaksinimeve dhe situata e qetë është falë menaxhimit të mirë nga ana e Qeverisë, MSH-së dhe IKSHPK-së.
Ai ka përmendur se tashmë ka filluar edhe ardhja e mërgatës.
“Është parë gjatë verës se rritet probalitetit dhe rreziku dhe duhet shtuar kujesin për të pasur nën kontroll situatën”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thëne se ata që “kërkojnë llogari për këto 9 muaj qeverisje duhet ta shohin veten në pasqyrë”.
Sa i përket Ministrisë së Jashtme, Kurti tha se kanë filluar departizimin dhe reformimin, duke hapë rrugën për diplomatë të karrierës, te cilët sipas tij, përfaqësojnë denjësisht Kosovën.
“Këtë vit në përputhje me reformat e brendshme në realizim të perspektivës për anëtarësim në BE, ne bëjmë të ditur se vitin që vjen Kosova do të bëjë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.