Guvernatori i Bankës Qendror të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se në Kosovë, falë diasporës dhe politikave të qeverisë e rolit të BQK-së, ekonomia është rritur për 9.9 për qind.
“Viti 2021 konsiderohet vit i sukseshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në konferencën e fundit për këtë vit.
Ai tha se remitencat shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit.
“Me të gjitha vështirësitë, viti 2021 ishte i mbarë. Jam i lumtur se me mua si guvernator i BQK-së kemi arriur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.
Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.