Ka ndodhur një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga lëndimet e mara në fshatin Vranidoll.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, tha Ahmeti për Reporteri.net.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i trafikut, i cili po heton shkaktarët e aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.