×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidentja mbledh drejtuesit e institucioneve të sigurisë

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 16:29

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në takim të përbashkët me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë pritur institucionet e sigurisë lidhur me raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneralleitënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti.

    Megjithatë, në komunikatën për media nuk është dhënë asnjë informacion se çka është biseduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!