Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka hedhur një vështrim vitit që po lëmë pas. Ai thotë se Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë.
“Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike”, shkroi Haradinaj në Facebook.
“Po hyjmë në një vit të ri me shumë sfida të reja”, vazhdon ai.
Haradinaj thotë se prioriteti më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj.
“Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme. Do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e shtetit si në planin e brendshëm ashtu edhe në të atë ndërkombëtar. Do të forcojmë miqësinë me aleatët tonë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të vazhdojmë rrugën për anëtarësim në NATO. Sonte në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt, ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre. Falënderues për secilin qytetarë të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë. Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja. Gëzuar!”, përfundoi Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.