Një aksident trafiku ka ndodhur para më shumë se një ore në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Online Reporteri.net se aksidenti ndodhi rreth orës 13:20, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje dhe një këmbësor”, tha Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.