Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte. Ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Keni vërejtur dy gjëra nga deklaratat e Albin Kurtit. E para, ai tha se sigurisht mundet të vazhdohet dialogu, porse në qendër duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Kjo ishte pika e parë. E mësova se nuk e di për çfarë po flet, thotë se ata janë në rrugën e pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në BE dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Euroaztiaik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshje dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar”, ka thënë Vuçiq, transmeton Tanjug.
Vuçiq ka thënë se Kurti ka arritur me gjasë në këtë përfundim duke lexuar disa media perëndimore.
“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë e trashëgojë ato”, tha Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.