Numër i madh i aksidenteve në trafik ndodhën gjatë ditës së djeshme.
E nga Policia e Kosovës kanë apeluar tek drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar si dhe përshtatje në rrugë me temperaturat momentale.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 26 aksidente me të lënduar si dhe 56 të tjerë me dëme materiale.
Në të njëjtën kohë, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 1 mijë e 47 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në trafik.