×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri për shtrenjtimin e rrymës: A jeni në men çka jeni tu fol, qytetarët do të shkojnë në bankrot total

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 10:36

    Në seancën e sotme të Kuvendit është duke u diskutuar për propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e faturave të energjisë elektrike.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri tha se vendi, Qeveria e qytetarët e Kosovës do të shkojnë në bankrot total nëse miratohet ky propozim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “A jeni në men çka jeni tu fol, a jeni në men çfarë situate do ta sjellni Kosovën nëse e miratoni propozimin e ZRRE”, tha Tahiri.

    Tutje ai dha kritika ndaj partisë në pushtet, LVV.

    “Si është e mundur, një parti qe pretendon që është e majtë, të mbrojë kompanitë private”, theksoi ai.

    Tahiri po ashtu kërkoi që të bashkohen për miratimin e një rezolute për t’i kërkuar ZRRE-së që ta ndryshojë propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, ashtu si u bashkuan për referendumin serb.

    “Të bashkohemi sot që ta ndihmojmë qeverinë, që ta votojmë një rezolutë që mos të bëhet kjo tarifë për qytetarët e Kosovës. Ju lutem kryeministër mos e shtyni këtë tarifë, po e obligojmë ZRRE-në ta bëjë një tarifë tjetër”, ka thënë Tahiri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!