Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi foli në Kuvend në lidhje me situatën me energjinë elektike në vend.
Ai tha se kryeministri Kurti e ka shëndrruar Kosovën në një cirk terri.
“Para një viti kryeministri i sotëm projektonte veten si një magjistar politik që do ta ndryshonte edhe rendin botëror, e kishte krijuar përshtypjen për vetën që bota ishte në pritje të tij dhe tani kur ka kaluar një vit, as nuk është shndërruar në një politikan botëror, por u shndërrua në thelb në një politikan që prodhon çdo ditë probleme për vendin e tij, e ka shndërruar Kosovën në një cirk terri”, u shpreh ai.
Tutje, ai u shpreh se thëngjilli do t’i mbys qytetarët e Kosovës.
“Po i thoni qytetarëve të Kosovës, mos u nxëni me energji elektrike, po me burime tjera, po me çka, thëngjilli ka me i mbyt qytetarët e Kosovës, ka me i mbyt kanceri, sepse kanë me kaluar të gjithë në thëngjill. Ju sot e konsideroni luks me u ngroh qytetarët dhe nuk ia jepni asnjë burim tjetër”, tha Gashi.