Derisa Lista Serbe e cilësoi si provokim vizitën e paralajmëruar të presidentes Vjosa Osmani në pjesën veriore të Kosovës, kjo e fundit i është përgjigjur duke thënë se Lista Serbe është më së paku përfaqësuese e serbëve që jetojnë në Kosovë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Lista Serbe është më së paku përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë. Lista Serbe është shndërruar në përfaqësusese të interesave të organizatave kriminale të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ata serb që jetojnë në Kosovë, por jam edhe komandante supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, edhe serb e turq”, tha Osmani.
Presidentja e vendit u shpreh se qytetarët serb që jetojnë në Kosovë po kërcënohen nga struktura ilegale, e që sipas saj po i mbajnë peng me qëllim që të krijohen tensione në stilin e Putinit.
ka po ndodh këto ditë është se qytetarët serb në Kosovë po kërcënohen nga këto struktura ilegale. Qytetarët serb në Kosovë nuk frikësohen nga unë, por nga udhëheqësit e organizatave kriminale të cilët po i mbajnë peng që të krijohen tensione në stilin e Putinit.
Osmani gjithashtu ftoi serbët në Kosovë të mos “bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe tek njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviqit”./Reporteri.net/
Osmani: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme drejt paqes