Mali i Zi dënon fuqishëm çfarëdo përpjekje për të përvetësuar territorin e shtetin të Ukrainës, deklaroi presidenti malazias, Millo Gjukanoviç, raporton gazeta online Reporteri.net.
Të ashtuquajturat referendume të zhvilluara në rajonet e pushtuara të Ukrainës, nën presionin e konfliktit ushtarak, janë të papranueshme, tha presidenti Gjukanoviç.
Në mënyrë të vazhdueshme, tha presidenti malazias, Anëtari i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit, përkatësisht Rusia, po shkel të drejtën ndërkombëtare.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në anën e Ukrainës, integritetit territorial dhe sovranitetit të saj”, shkroi Gjukanoviç në Twitter.
Crna Gora najoštrije osuđuje bilo koji pokušaj prisvajanja dijelova teritorije ukrajinske države. Organizacija tzv. referenduma na dijelu teritorije suverene države, pod pritiskom i tokom vojnog sukoba, je neprihvatljiva, kao i tzv. rezultati takvih nezakonitih akcija.
— Milo Đukanović (@DjukanovicCG) September 30, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.