Për herë të parë pas largimit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë Rifat Latifi, erdhi në Kosovë.
Arsyeja e parë ishte shënimi i katërvjetorit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, ku ai është kryetar. E dyta, promovimi i një reviste dedikuar kirurgjisë.
Ish-ministri Latifi theksoi se nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova.
“Unë s’kam heq dorë nga Kosova dhe s’kam me heq kurrë dorë”, ka deklaruar ish-ministri.
Ai tha se kontributi i tij për shëndetësinë kosovare do të jetë edhe më i madh sesa kur ishte nën petkun e ministrit.
“Kur je në atë kafazin politik, pavarësisht ku je, është ndryshe sesa kur je qytetar i lirë dhe ekspert i lirë. Tash unë jam qytetar i lirë, muj me punu shumë ma shumë për shëndetësinë e Kosovës, nga pozita ku jam tash”, tha Latifi.
Latifi bëri me dije se nuk ka hatërmbetje me ish-eprorin e tij, kryeministrin Albin Kurtin, teksa potencoi se edhe në revistën e botuar e ka falënderuar atë për mundësinë që i kishte dhënë.
“Absolutisht jo. Nëse ju merrni këtë, unë e kam falenderu kryeministrin”, deklaroi Latifi.
Megjithëkëtë, shton se nuk e kishte pritur epilogun e tetorit, muajin kur dha dorëheqje nga pozita e ministrit.
Profesori i kirurgjisë që jeton në Amerikë beson se ishte i përkushtuar në përgjegjësitë e tij gjatë kohës sa ishte ministër./Klan Kosova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.