×
  • Lajme
  • Lajme / Hetimi

    Prokuroria e fton Lushtakun për intervistim pas përleshjes në Kuvend

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 18:45

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria e Shtetit për intervistim, pas ngjarjeve të ditës së sotme në Kuvend.

    Përmes një postimi në Facebook, ku dhe ka publikuar thirrjen nga Prokuroria, Lushtaku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, menjëherë sa të përfundoj seanca e Kuvendit.

    “Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundoj seanca në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

    Të përfshirë në përleshjen në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, si dhe ministrat, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiu.

    Lushtaku sot gjatë ditës ka thënë se do të padisë Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu e Besnik Bislimin, për sulm ndaj tij./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!