Dita e sotme vazhdon të jetë e qetë në veri të Kosovës, ka mësuar para pak minutash Gazeta Online Reporteri.net.
Por, rruga për në Banjskë vazhdon ende të jetë e mbyllur nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria po vazhdojnë aksionin edhe sot në Banjskë të Zveçanit. Sot kanë arritur ta gjejnë edhe një veturë me armatim në Zveçan. Këtë e ka konfirmuar Prokurori special i rastit të veriut, Naim Abazi.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.
Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra në sulm.
Sipas tyre, njësitë policore vunë re në orët e para të së dielës vendosjen e dy kamionëve pa targa në urën në hyrje të fshatit Banjskë, të cilët kishin bllokuar lëvizjen.