Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit, u shpreh ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, që merr pjesë sot në samitin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Baerbock ka thënë se Gjermania është në të njëjtën linjë me ShBA-në dhe BE-në sa i përket zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës.
“Ne jemi këtu në mes të Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE-së. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për ndërveprimin mes vendeve, siguri, mbrojtje dhe lëvizshmëri”.
“Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit. Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe nga veriu i Kosovës. Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, është shprehur ajo para mediave.
Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë është edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi.
Takimi do të ketë dy sesione diskutimi që do të jenë të mbyllura ndërsa në fund ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.