×
  • Lajme
  • Lajme / Çfarë po ndodh?

    Sondazhi i paralajmëruar për publikim sonte, LDK në panik

    Reporteri
    25 Dhjetor 2023 | 20:44

    Lidhja Demokratike e Kosovës po duket shumë e frikësuar nga rezultatet e një sondazhi që do të publikohet sonte, lidhur me punën e qeverisë Kurti dhe matjet për opozitën.

    Shumë zyrtarë të kësaj partie kanë reaguar para publikimit të sondazhit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se ky është një vendim i brendshëm që anëtarët e strukturave të LDK-së të reagojnë ndaj këtij sondazhi.

    Sipas tyre, sondazhi është i manipuluar.

    Hykmete Bajrami nga kjo parti ka shkruar se asnjë sondazh, asnjë rezultat i manipuluar, asnjë rezultat i konstruktuar nuk e ndryshon gjendjen në terren.

    “Qytetarët po pyesin ku janë ndërtuar 160 çerdhet, çka po ndodhë me faturat e energjisë elektrike, kur do të ndërtohen 4000 banesat për çiftet e reja, kur do të shkarkohet Martin Berishaj, a luftohet korrupcioni me 2140 kontrata me negocim të drejtëpëdrejtë, kur do të vjen njohja e parë nga ana e kësaj Qeverie, kur do të bëhet vetingu në drejtësi…Këto dhe shumë pyetje tjera kërkojnë përgjigje nga partia që punë të vetme e ka propagandën dhe manipulimin.”, ka shkruar ajo.

    Sipas Bajramit, Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka matjetjet e vet, me dhjetra mijëra anketa janë bërë deri me tani dhe rezultatet janë tepër inkurajuese për ne. Qytetarët e vendit krahas propagandës së partisë në pushtet kanë programin konkret të Lidhjes Demokratike ”Rruga e Re”.

    “Sonte do t’i publikojmë të dhënat e anketës me 17000 respondentë vetëm në disa komuna.”, ka shtuar ajo.

    Edhe Visar Azemi nga LDK ka reaguar. Sipas tij, partia në pushtet që edhe para zgjedhjeve të fundit lokale publikonte sondazhe që do t’i fitojnë mbi 25 komuna, e përfunduan duke i fituar veç 4 me mjaft vështirësi,

    ” E  paska nisur sërish propagandën. Prapë me sondazhe. Kjo në një kohë kur numri i qytetarëve të zhgënjyer me këtë qeverisje po rritet masivisht. Kur VV-së po i bien votat drastikisht në çdo cep të vendit. Këto sondazhe të manipuluara po publikohen mu në periudhën kur Albin Kurti po e thyen edhe premtimin më të madh të tij, kur po përgatitet për ta formu Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Prandaj, përveç që me përqindje sipas dëshire po e nxjerrin veten fitues të zgjedhjeve të ardhshme, po manipulojnë edhe me këtë çështje. Sipas këtij sondazhi, ende pa u publiku, doli spini i parë se 50.5 për qind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis. Orkestrim super i dobët!”, ka shkruar ai.

    Sipas tij,  vullneti qytetar nuk shtrembërohet. Asnjë sondazh i porositur e që rezultatet merren nga zyrat e VV-së nuk e shpëton këtë pushtet nga theqafja. S’ka manipulim që iu shpëton nga rënia.

    Kurse, Sibel Halimi ka theksuar se rezultatet nuk ekzistojnë, pushteti aktivizon propagandën!

    “Në vend se sot të listohen të arriturat, e të angazhohet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, ky pushtet i kthehet të vetmes punë që di ta bëjë, propagandës. Pjesë e saj është edhe sondazhi i paralajmëruar për sonte, me mostra të manipuluara e shifra të fabrikuara!”, u shpreh ajo.

    Me reagim ka dalë edhe Berat Rukiqi .

    Derisa ka kritikuae sondazhin e paralajmruar për publikim sonte, duke e quajtur edhe të manipuluar nga pushteti.

    “Procedurë opererative standarde e popullistëve, kur i kanë punët keq, është propaganda me të gjitha mjetet”.

    “Sondazhi i paralajmëruar për sonte, pjesë integrale e kësaj propagande, është manipulim i tabelave në Excel, me porosi të partisë në pushtet. Së shpejti me të dhënat tona, jo me 900 anketa, të bëra me militantë të partisë në pushtet, por me 17,000 anketa, mostër rekorde për rrethanat e Kosovës”, shkruan Rukiqi në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!