Roony Bardghjit vëmendja nuk i është ndarë.
Kur Manchester City do të takohet me Copenhagenin në duelin e parë të Ligës së Kampionëve, adoleshenti i krahut të djathtë do të jetë kërcënimi kryesor, sidomos pas golit fitues që realizoi kundër Manchester Unitedit në fazën grupore, shkruan BBC.
Jeta ka qenë plot sfida për 18-vjeçarin, i cili thjeshtë njihet si Roony, transmeton gazeta online Reporteri.net.
I lindur në Kuvajt nga prindërit sirianë, ai është shpërngulur në Suedi bashkë me nënën dhe vëllain në moshën 6-vjeçare dhe më vonë iu bashkua edhe babai. Rrugëtimi i tij futbollistik e ka dërguar atë në klube si Kallinge SK, Rodeby AIF, Malmo dhe pastaj në vitin 2020, Copenhagen.
Si 15-vjeçar, shumë njerëz në Skandinavi e dinin për të. Që prej asaj kohe, me 12 gola në 49 ndeshje të ligës, e ka arsyetuar veten se përse e njihnin të gjithë.
Qëndrimi me këmbë në tokë ishte vendimtar për ngritjen e Roonyt teksa përhapej fjala për kualitetet e tij.
“Ishte shumë i përulur dhe në etikën e punës”, thotë trajneri i Roonyt në Malmo, Jeffrey Aubynn.
“Në fushë e tregonte se kishte besim të madh në aftësitë e veta. Ky kombinim me teknikën që ka, më bindi edhe mua”, ka shtuar ai, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Në vitin 2021, në moshën 16-vjeçare, u bë futbollisti më i ri në moshë i Copenhagenit që realizonte vetëm një javë pas debutimit. Emri i tij është lidhur me të gjitha klubet gjigante të Evropës, dhe fati i tij mund të jetë i shkruar për Premier Ligën.
“E ka arsyetuar veten dhe potenciali i tij nuk duhet nënvlerësuar. Ai do të shkojë te një klub i madh i Premier Ligës. Do i përshtatej ekipit që dominon me topin, si Manchester City ose Liverpooli dhe ka karakteristika të ngjashme me Mohamed Salahun”, ka thënë gazetari danez Niclas Degn.