Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur në detaje për aksionin e vitit 2019, si pasojë e të cilit disa pjesëtarë të policisë u shpallën në kërkim nga Rusia.
Qalaj që në kohën e aksionit e drejtonte policinë e kosovës, në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka ndarë detaje nga operacioni i arrestimit të shtetasit rus, punëtor i UNMIK-ut, i cili ndihmoi serbët që të ngritnin barrikadat në veri.
“Operacioni policor është zhvilluar saktë me datën 28 maj të vitit 2019. Qysh në fillim ne kemi hasur në pengesa të ndryshme, gjuajtje me armë në mënyrë aktive fillimisht në gjuajtje me armë, ku fillimisht është plagosur një zyrtar policor dhe janë lënduar një numër mjaft i madh i policëve. Policia e Kosovës ka hasur në barrikada të ndryshme, në pengesa të ndryshme, në vetura e kamionë të mbushur me rërë. Policia është dashur të përdorë forcën për hapjen e rrugëve. I keni parë pamjet në televizion ku njësitë speciale godasin me autoblinda, vetura të ndryshme për të hapur rrugët me forcë”, ka thënë Qalaj.
Për më shumë ndiqeni videon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.