×
  • Sport
  • Sport

    Messi: Reali, ekipi më i mirë në botë shkaku i rezultateve

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 17:47

    Ish-futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se Real Madridi është skuadra më e mirë në botë, gjatë një interviste për Infobae.

    Ai foli për plot gjëra, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve pikante.

    “Ekipi më i mirë është Real Madrid. Është fituesi i fundit i Ligës së Kampionëve”, tha Messi, i cili tani është pjesë e Inter Miami në MLS.

    “Nëse është për shkak të rezultateve, është Real Madridi. Nëse është se kush luan futboll më cilësor, atëherë Manchester City i Pep Guardiolës”, deklaroi Messi.

    Në të njëjtën intervistë, Messi rrëfeu se nuk e kishte parë reprizën e finales së Kupës së Botës në Katar.

    “Kujtimet e mia janë të gjitha aty. Mbaj mend ato që mbaj mend. Ka shumë gjëra që ndoshta më ikin. Por mirë, tani për tani do ta mbaj atë që kam, pa e rishikuar”, tha Messi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!