×
  • Sport
  • Sport

    Southgate jep dorëheqje nga kombëtarja e Anglisë

    Reporteri
    16 Korrik 2024 | 12:09

    Gareth Southgate ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të përfaqësueses së Anglisë pas ndeshjes finale kundër Spanjës, të cilën e humbi, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Southgate i jep fund tetë viteve si menaxher i përfaqësueses së Anglisë.

    Ani pse dy herë ka humbur në finale të Evropianeve, ai ka hyrë në histori si menaxheri më i suksesshëm i “Tre Luanëve”.

    Ai drejtoi Anglinë në 102 ndeshje.

    “Si anglez krenar, ka qenë nder që luajta për Anglinë dhe që menaxhova Anglinë. Ishte gjithçka për mua dhe unë i thash krejt nga vetja”, ka thënë Southgate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!