Kylian Mbappe është prezantuar para 80 mijë tifozëve që janë mbledhur në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ceremoninë e organizuar për sulmuesin francez.
“Ky është klubi më i madh në botë. Dua të fitoj, dua të jem pjesë e historisë së këtij klubi. Hala Madrid”, ka thënë Mbappe gjatë prezantimit.
Ndërkaq, një dokumentar i shkurtër është transmetuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” para se Kylian Mbappe të prezantohet me fanellën e Real Madridit.
Mbappe ka nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2029. Me këtë kontratë ai pritet të fitojë 150 milionë euro.
25-vjeçari francez do të mbajë fanellën me numrin 9, të cilën e mbajtën legjendat si Ronaldo i vjetër, Cristiano Ronaldo dhe së fundmi edhe Karim Benzema.
Kylian Mbappé entre dans le Stade Santiago-Bernabéu ! pic.twitter.com/wUTVYhnc5i
— la chaine L’Équipe (@lachainelequipe) July 16, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.