Nga lodrat, dronët shumë shpejt janë bërë një mjet i pashmangshëm kur bëhet fjalë për të kapur pamje dhe fotografi nga ajri.
Dronët gjithashtu përdoren edhe në ushtri, industri dhe bujqësi, madje ekzistojnë edhe gara sportive të dronëve. Natyrisht, mundësitë e tilla gjithashtu hapin mundësinë e keqpërdorimit të tyre. Këto fluturake po bëhen gjithnjë e më të lirë dhe me më shumë mundësi për vetë-fluturim dhe drejtim, transmeton Reporteri.net
Shumë shtete e kanë të kufizuar me ligj vendin ku mund të manovroni me dron, si dhe lartësinë e fluturimit të tyre, madje në shumë qytete janë të ndaluar plotësisht.
Kompania “Fortem Technologies” ofron Dronin Hunter (gjuetari), një dron që ka aftësi autonome robotike. Ky dron ka një sistem të radarit të quajtur True View dhe mund të evidentojë avionë të padëshiruar gjatë fluturimit. Droni Hunter përdor inteligjencën artificiale dhe mund të “gjuajë” në mënyrë të pavarur aeroplanë të tjerë, dhe gjithashtu mund të përdorë edhe rrjetën për t’i kapur. Gjithashtu, edhe piloti në terren mund ta drejtojë manualisht dronin Hunter tek “armiku”. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.