×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ndryshimi i ri që do sjellë Facebook, tendencë për kufizimin e përdoruesve

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 23:30

    Facebook duket se po teston një mënyrë të re për të parë përmbajtjen në Faqen Kryesore dhe storiet në rrjetin social.


    Kompania mund të shkrijë përmbajtjen nga dy veçoritë në një të vetme.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur nga inxhinierja e softuerit, Jane Manchun Wong, e cila shpesh jep detaje për veçoritë e reja që janë duke u përgatitur.

    Ajo zbuloi se platforma po provon këtë format të ri përmes një imazhi të lëvizshëm në Twitter të saj, që ilustron ndryshimin në fjalë, , transmeton lajmi.net.

    Megjithatë, zëdhënës nga kompania e rrjetit gjigant social ende nuk ka konfirmuar ende, kështu që nuk ka asgjë zyrtare deri më tani.

    Një tendencë e tillë për kufizimin e përdoruesve në një aplikacion të vetëm është parë edhe në rastin e konceptit të shkrirjes së tri shërbimeve të ofruara nga Facebook, siç janë WhatsApp, Instagram dhe vetë Facebook, në një aplikacion të vetëm.

    Vijim të këtij trendi është parë edhe nga gjiganti teknologjik ‘Apple’, e cila së fundmi ka paralajmëruar shkrirjen e tri shërbimeve ‘Podcast’, ‘Music’ dhe ‘TV’ në një aplikacion të vetëm, gjë që do shpërbënte aplikacionin ‘iTunes’.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!