Dihet pak se linjat ajrore transportojnë çdo vit mijëra trupa njerëzish që kanë vdekur jashtë vendit të tyre dhe i vendosën ata në një bunker të avionëve, nën karriget e pasagjerëve.
Për të shmangur përdorimin e fjalës “kufomë” në komunikim me pilotët, në kompanitë ajrore në botë, zakonisht përdoret “kodi” Jim Wilson, transmeton Reporteri.net
Në këtë mënyrë, ekuipazhi mund të komunikojë lehtësisht me autoritetet dhe kompanitë funerale. Megjithatë, jo të gjitha kompanitë e përdorin këtë term.
Disa i referohen me inicialet HR – mbetjet njerëzore, por ata gjithashtu përdorin Jim për të komunikuar, raporton thesun.co.uk. Jim Wilson simbolizon arkivolin në të cilin trupat transportohen në trafikun ajror. Ata janë plot akull në mënyrë që i ndjeri të mbes në gjendje të paprekur.
Përndryshe, 50 mijë trupa transportohen çdo vit, ndërkohë që aeroporti i Amsterdamit ka edhe morgun e vet. Nëse frikësoheni pas këtij informacioni, ne gjithashtu kemi lajm të mirë. Kompanitë me kosto të ulët si Rayanair dhe EasyJet nuk mbajnë këso ngarkesa, kështu që nuk do të ketë ndonjë Jim Wilson në aeroplan tuaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.