×
  • Extra
  • Tech&Auto / Inteligjenca artificiale

    Si krijoi “kushtet perfekte për kaos” OpenAI

    Reporteri
    23 Nëntor 2023 | 14:28

    Ka shumë pyetje se si u pushua nga puna Sam Altman, ish-CEO i kompanisë më të madhe në botë të Inteligjencës Artificiale, OpenAI.

    Si ndodhi që vetëm katër anëtarë të bordit mund ta shkarkojnë shefin ekzekutiv të kompanisë? Pse disa anëtarë të bordit kishin kaq pak përvojë në nivel bordi? Dhe pse Microsoft, deri më tani investitori më i madh në OpenAI, nuk kishte një vend në bord?

    Përgjigjet e këtyre pyetjeve qëndrojnë në strukturën organizative të kompanisë – dhe për ta kuptuar, duhet të kthehemi në vitin 2015, raporton BBC.

    Kur OpenAI nisi punën për herë të parë, ajo funksionoi si organizatë jofitimprurëse. Në njoftimin për shtyp, kompania e bëri të qartë se “qëllimi ynë është të ndërtojmë vlerë për të gjithë dhe jo për aksionarët”.

    Qëllimi ishte “për të avancuar inteligjencën digjitale në mënyrën që sa më shumë njerëz të përfitojnë prej saj dhe mos të ketë nevojë që të gjenerojnë të ardhura”.

    Kishte gjithashtu një pikëpamje se qëllimi i arritjes së inteligjencës të përgjithshme artificiale (IAP) – AI që mund të kryejë çdo detyrë që një njeri është në gjendje të kryejë – mund të arrihet me relativisht pak para.

    Në vitin 2015, OpenAI tha se financuesit kishin dhënë 1 miliard dollarë (910 milionë euro) për projektin – por që “ne presim të shpenzojmë vetëm një pjesë të vogël të kësaj gjatë viteve të ardhshme”.

    Në vitin 2019 u kuptua se kjo ishte naive. Për të arritur synimet ambicioze do të nevojiteshin sasi të mëdha të fuqisë kompjuterike. Kjo nënkuptonte një investim të madh.

    Por, nga natyra e tij, organizatat jofitimprurëse luftojnë për të marrë fondet që mund të gjenerojnë të ardhura. Kështu në vitin 2019 lindi një hibrid i çuditshëm.

    Këtu gjërat fillojnë të ndërlikohen.

    Organizata jofitimprurëse, OpenAI krijoi një krah fitimprurës të biznesit. Investitorët mund të vendosin papritmas para në kompani dhe të shpresojnë për rikthim të investimit – të cilat do të kufizohen me maksimum 1/100.

    Krahët fitimprurëse dhe jofitimprurëse do të formonin një partneritet – por jo partneritet me vlera të barabarta.

    Për t’u siguruar që krahu fitimprurës të përafrohet me vlerat themelore të OpenAI, u mor një vendim që bordi jofitimprurës do të qeveriste të gjithë kompaninë.

    Çfarë do të thoshte kjo? Epo, në teori, kompania mund të punojë drejt qëllimit të saj për të ndihmuar njerëzimin duke tërhequr gjithashtu fonde të mëdha. Një lloj kompozimi “më i miri i të dyja botëve”.

    Sipas fjalëve të OpenAI, organizata jofitimprurëse do të siguronte që “misioni dhe parimet… të kenë përparësi ndaj detyrimit për të gjeneruar një fitim”.

    Si do ta ndryshojë Inteligjenca artificiale famën

    Misioni dhe jo fitimi

    Struktura tani ishte… interesante. Por, dukej se funksionoi. Paratë u futën.

    Hiç më pak as më shumë se vetë Microsofti – investoi miliarda në kompani. Në kushte normale, do të pritej që një mbështetës i madh të kërkonte një vend në bord – dhe do t’i jepej atij.

    Por, struktura e OpenAI tani ishte gjithçka veç e zakonshme. Bordi jofitimprurës nuk kishte nevojë t’u jepte investitorëve kryesor qasje se si të drejtohej kompania – sepse bordi udhëhiqej nga misioni i tij, jo nga fitimi.

    Gjatë viteve të ardhshme, një numër anëtarësh të lartë të bordit u larguan – shpesh duke përmendur konfliktet e interesit. Që nga java e kaluar bordi përbëhej nga vetëm gjashtë persona – një numër jashtëzakonisht i vogël për një kompani që thuhet se vlerësohet në 80 miliardë dollarë (73.1 miliardë euro).

    Si e priti Sam Altman vendimin për rikthimin e tij në OpenAI, ky është reagimi i tij

    Kjo përfshinte tre drejtues të lartë të OpenAI: Greg Brockman (kryetar dhe president), Ilya Sutskever (kryeshkencëtar) dhe Sam Altman (shef ekzekutiv); dhe jo-punonjësit Adam D’Angelo, Tasha McCauley dhe Helen Toner.

    Bordi i organizatës jofitimprurëse dukej paksa si një bord jofitimprurës. Disa nga këta anëtarë të bordit dukej se kishin shumë pak përvojë si anëtarë të bordit.

    “Shumica e kompanive të përmasave dhe pasojave të OpenAI kanë borde me 8-15 drejtorë, shumica e të cilëve janë të pavarur dhe të gjithë kanë më shumë përvojë si anëtarë të bordit”, shkroi ish-shefja ekzekutive e Yahoo, Marissa Mayer në platformën X.

    Me vendimet e marra nga shumica, kjo nënkuptonte se vetëm katër persona mund të miratonin ndryshime gjithëpërfshirëse në OpenAI – duke përfshirë heqjen e shefit të saj ekzekutiv.

    Dhe të premten, kjo është pikërisht ajo që ata bënë. Sam Altman u shkarkua – dhe Greg Brockman dha dorëheqje.

    Megjithatë, Altman do të kthehet si CEO i OpenAI, më pak se një javë pasi u largua nga bordi. Edhe ish-presidenti Greg Brockman, i cili dha dorëheqje në shenjë proteste për shkarkimin e Altmanin, do të kthehet gjithashtu në kompaninë lidere botërore për inteligjencën artificiale.

    Kompania tha në një deklaratë të martën vonë se ka një “marrëveshje në parim” që Altman të kthehet së bashku me një bord të ri të përbërë nga Bret Taylor, Larry Summers dhe Adam D’Angelo.

    Një burim me njohuri të drejtpërdrejta të negociatave thotë se puna e vetme e këtij bordi fillestar është të verifikojë dhe të emërojë një bord të ri zyrtar deri në 9 persona që do të rivendosë qeverisjen e OpenAI.

    Microsoft ka të ngjarë të ketë një vend në atë bord të zgjeruar, ashtu si edhe vetë Altman.

    Një javë dramatike, kompania që krijoi ChatGPT rikthen CEO’n e shkarkuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!