×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX konfirmon sulm me shok-bombë ndaj një patrulle të tyre në veri

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 10:34

    EULEX ka konfirmuar se në afërsi të Rudares, mbrëmë është hedhur një shok-bombë në drejtim të një patrulle vëzhguese të tyre.

    Përmes një komunikate për media, EULEX njofton se nuk ka pasur lëndime apo dëme materiale nga ky sulm, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Sulme të tilla, nga EULEX-i i kanë konsideruar të papranueshme.

    Në reagimin e tyre, thonë se do të vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë, për të gjitha komunitetet.

    “Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i plotë i EULEX-it:

    Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

    Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar.

    EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.

    Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!