×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: KFOR’i po na kërkon pak kohë për heqjen e barrikadave, po i presim

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 13:56

    Kryeministri Albin Kurti, në një deklarim para mediave, tha se KFOR ka kërkuar pak kohë që t’i heq barrikadat e vendosura në veri nga qytetarët serbë.

    Kurti tha se kjo po bëhet për të mirën e përgjithshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR’in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

    Tutje, kryeministri Kurti tha se barrokadime të tilla jo vetëm që janë të papranueshme, por edhe s’duhet të përsëriten.

    “Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR’it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR’i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX’it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

    Kurti: Serbia nuk po e fsheh se kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!