×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia nuk po e fsheh se kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 13:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se Serbia po kërkon të rikthehet prapë në luftë.

    Në një deklarim para mediave, Kurti theksoi se sulmet e fundit të kriminelëve serbë në veri tregojnë se Beogradi kërkon ta vazhdojë luftën të cilën e humbi, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës Serbia kërcënon edhe njëherë me hyrjen e forcave ushtarake. Beogradi po flet e sillet si pra 23 vitesh, madje udhëhiqet me një president që ka qenë ish zëdhënës i Millosheviciq. Kërkon të vazhdojë luftën të cilën e humbi dhe kapitullimin e pranoj aso kohe në Kumanovë, andaj edhe mohimi i shtetit të Kosovës dhe pavarësisë përbën kërcënim të vazhdueshëm”, ka deklaruar ai.

    Tutje, Kurti tha se veriu akoma nuk është integruar si duhet, shkaku i “kriminelëve si Radojqiqi e Veselinoviqi”.

    “Pako e Ahtisarit ishte kompromis i dhimbshëm, përmes së cilës komuniteti serb në Kosovë fitoi të drejta të garantuara e të zgjeruara. Integrimi i vërtetë i veriut nuk ndodhi as pas shpalljes së pavarësisë as pas më shumë se një dekade dialog në Bruksel. Me kriminel si Radojqiqi e Veselinoviqi bëhej blerja për qeverinë e Kosovës. Në thelb kjo përbën mosushtrim të obligimeve kushtetuese, kjo është e papranueshme për një shtet evropian, siç është Kosova ku sundimi i ligjit është i padiskutueshëm”, është shprehur Kurti.

    I pari i ekzekutivit deklaroi se vazhdimisht po shtyen vendime që prekin qytetarët serbë në Kosovë, por se edhe këtyre shtyrjeve iu skadon afati.

    “Për shkak të brishtësisë së situatës dhe partnerët tanë kemi toleruar shtyrje disa herë të vendimeve të zbatimeve tona, por çdo shtyrje i kalon afati. Ne nuk kemi hequr dorë nga vendimet, paligjshmërisë nuk do tolerohet e as durohet në vendin tonë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!