×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Banorët e lagjes Mati në protestë, duan që Komuna ta ndalojë qarkullimin e automjeteve të rënda

    Reporteri
    03 Nëntor 2019 | 20:03

    Ndonëse në numër jo shumë të madh, banorë të lagjes “Mati’’ të Prishtinës, u mblodhën për të protestuar.


    Nën përcjellje edhe të policisë, banorët thanë se qëllimi kryesor i protestës së tyre është që komuna të marrë masa ndaj automjeteve të rënda që kalojnë nëpër rrugën kryesore, raporton KTV.

    Sipas banorëve të këtushëm, qarkullimi i kamionëve në këtë pjesë shpeshherë ka dëmtuar edhe pronat private gjë që për ta kjo është e papranueshme.

    Banorë të tjerë të lagjss insistojnë se qarkullimi i kamionëve në këtë pjesë duhet të ndalohet, derisa shtojnë se ekziston edhe rreziku i ndonjë aksidenti.

    Për ankesat e tyre ata thonë se kanë dërguar kërkesa edhe në Komunën e Prishtinës, porse nuk janë marrë parasysh, derisa lagjia është lënë pas dore nga pushteti komunal.

    Ndonëse pa përkrahjen e shumicës së banorëve përreth, ata thanë se kërkesat e tyre do të vazhdojnë t’i adresojnë në komunë.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!