×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Duda Balje shkel ligjin, ndalet në autostradë veç për foto

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 14:31

    Tri ditë më parë në Han të Elezit është përuruar autostrada “Arbën Xhaferi”, punimet e së cilës kishin nisur në vitin 2014.


    Kjo autostradë lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe po konsiderohet si një ndër projektet më te mëdha në rajon.

    Gjatësia e urës është 5.7 kilometra ndërsa lartësia 83 metra, që e bën urën më të gjatë në rajon, shkruan Reporteri.net.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partisë 6+, Duda Balje ka bërë vozitjen e parë në autostradën “Arbën Xhaferi” .

    Balje fotot nga ky moment i ka postuar në llogarinë e saj në Facebook ku ka shkruar: “Duke shijuar vozitjen në këtë bukuri kosovare”.

    Por me këtë rast ajo ka ka shkelur ligjin pasi që dihet me rregulla të komunikacionit në autostradë nuk lejohet asnjë këmbësor, as ndalje tjetër (për fotografi) pos për raste emergjente.

    Sipas nenit 156, të Ligjit për Trafikun rrugor “shoferi i automjetit, i cili për shkak të avarisë ose për shkaqe të tjera është i detyruar ta ndalë automjetin në autoudhë, duhet ta ndalë automjetin në shiritin e emergjencës dhe duhet t’i ndërmarrë masat në mënyrë që sa më parë ta largojë mjetin nga shiriti i trafikut.

    Me sa duket për deputeten Duda Balje ia ka vlejtur shkelja e ligjit për një foto nga kjo autostradë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!