×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Familja nga Kosova falenderon familjen shqiptare që i mikpritën gjatë luftës

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 23:11

    Familja Bytyçi rrëfeu rrugëtimin e gjatë dhe tepër të vështirë, që kishin kaluar gjatë largimit nga Kosova.


    Xhemal dhe Ajshe Bytyçi ishin mikpritur nga familja Axhami në Kukës, e pas një periudhe të gjatë kishin vendosur që të shpërnguleshin në Tiranë, te familja Hyseni.
    Kur lufta sapo kishte mbaruar, familja Bytyçi ishte nisur për në Kosovë menjëherë, edhe pse vendi nuk ishte pastruar nga minat. Xhemal dhe Ajshe Bytyçi kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar dhe për t’iu shprehur mirënjohjen dy familjeve që i kishin strehuar gjatë periudhës së vështirë të luftës.

    “Publik i dashur, ky është Agim Hyseni, vëlla dhe shkuar vëllait. Ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe pritjen që keni bërë për ne, në ato dy muaj që kemi qëndruar bashkë! Ju falënderoj juve dhe të gjithë shqiptarëve, që na ndihmuat dhe hapët dyert e shtëpive tuaja për ne”, kanë thënë ata.

    Nga ana tjetër, familja Hyseni tregoi momente nga jetesa me familjen Bytyçi dhe shtoi se nuk kishn bërë gjë tjetër përveç detyrës së tyre si shqiptarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!