×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini niset për kurim drejt Turqisë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 16:48

    Preng Gjini, shënjestra e atentatit të pak ditëve më parë tek ‘Vasil Shanto’ në Tiranë është nisur për kurim drejt Turqisë.


    Sipas “News24”, Gjini është nisur drejt Turqisë pas 8 ditësh i shtruar tek Spitali i Traumës. 50-vjeçari Preng Gjini mori dëmtime të rënda në trup dhe fytyrë në atentatit.

    Arben Zenelaj, drejtori i Spitalit të Traumës, pas ekzaminimeve deklaroi se 50-vjeçari kishte marrë dëmtime serioze.

    Iu bë atentat në mes të Tiranës, Preng Gjini niset për

    Preng Gjini, vëllai i Tonin Gjinit, i cili është vrarë një vit më parë më Rrëshen, po udhëtonte me një automjet tip ‘Benz A Class’ me targa AA903YG, në momentin kur shpërtheu në zonën e ‘Vasil Shantos’. Sipas raportimeve, automjetit i ishte vendosur lëndë plasëse e telekomanduar.

    Gjini kishte qenë tek kushëriri i tij, të cilën e kishte marrë në telefon pak minuta para se të shpërthente automjeti. Ai i kishte lënë automjetin e tij kushëririt dhe më pas ka hipur në makinën e tij tip “Benz”.

    I mbijetuari i atentatit me tritol më 15 shtator, Preng Gjini, mundi të flasë për policinë nga Spitali i Traumës nga ku deklaroi se nuk kishte hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!