×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia jep detaje: Remzije Mustafa u gjet në një shtëpi të pabanuar

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 21:36

    Është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 6 nëntori.


    Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

    Krasniqi ka thënë se Remzije Mustafa u gjet në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

    Policia është në vendin e ngjarjes, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës.

    “Policia në ora 20:36, në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzia Mustafa. Policia është në vendin e ngjarjes, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi.

    Kujtojmë se për gjetjen e saj ishin mobilizuar qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës.

    Ankthi i familjes Mustafa kishte vazhduar për një javë. Ata kishin bërë çmos për ta gjetur duke bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe duke shpërndarë fotografi të saj nëpër vende të frekuentuara në rrugët e kryeqytetit. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!