×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veliu telefonin komandant Risin, KFOR-i gatshëm të ndihmojë Kosovën pas situatës me koronavirusin

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 21:03

    Ministri i Punës së Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu të shtunën ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-majorin Michel Risi dhe fokus i bisedës së tyre ka qenë gjendja pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me koronavirus, është bërë e ditur nga zyra e Ministrit të Brendshëm.


    Në njoftimin e lëshuar prej kësaj zyre shkruan se Risi e ka njoftuar Veliun se KFOR-i i ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën.

    “Ministri Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it Gjenarl Major Michele Risi, për masat që i ka ndërmarrë duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19”, shkruan në njoftim.

    Sipas njoftimit, dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për bashkërendim aktivitetesh midis institucioneve të sigurisë së Kosovës me trupat e KFOR-it në Kosovë, me qëllim të menaxhimit të gjendjes së krijuar.

    “Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës”, shkruan në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!