×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK bën koalicion me VV-në

    Reporteri
    17 Qershor 2026 | 11:51

    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në, ai jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj.

    Lushtaku tha se PDK nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.

    “Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e pa pranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë…”, ka thënë ai për RTV21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!