×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Me votat e VV-së, gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit emërohen në Bordin e Drejtorëve të KOSTT

    Reporteri
    05 Dhjetor 2024 | 12:40

    Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it. Mandati i tyre është 4-vjeçar.

    Si anëtare e Bordit të KOSTT është emëruar edhe Rejhane Zylfiaj, e cila nga Paneli Përzgjedhës kishte qenë më e poentuara.

    Tosuni mori 58 vota, e Zeka 55. Meqë Tosuni kishte më së shumti vota, ai u zgjodh edhe Kryesues i Bordit të Drejtorëve.

    “Pra drejtorë të Bordit të KOSTT zgjedhen Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Opozita nuk ishte në sallë kur u votuan propozimet.

    Nga Paneli Përzgjedhës, Lumnije Zeka ishte renditur e pesta me 33 poena e Gëzim Tosuni është i dyti në listë me 43 poena.

    Deputeti Pal Lekaj e kishte konfirmuar për Gazetën Express se kandidatja Lumnije Zeka, është bashkëshortja e Ministrit Liburn Aliu, dhe se edhe Gëzim Tosuni është familjari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

    Se bëhet fjalë për nipin e Bislimit, e ka konfirmuar edhe deputeti Ferat Shala.

    Pjesë e Panelit Përzgjedhës kanë qenë Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me katër deputetë të tjerë të VV’së, Gramos Agusholli, Jeta Statovci, Armend Muja dhe Driton Hyseni, si dhe deputetët Ferat Shala, Pal Lekaj, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Fidan Jillta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!