×
  • Lajme
  • Pa kategori

    ​101 vite nga vdekja e Ismail Qemalit

    Reporteri
    24 Janar 2020 | 8:17

    Sot janë bërë 101 vite që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës.


    Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar 1919 në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta, por mendohet se Qemali është helmuar.

    Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë.

    Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!