×
  • Lajme
  • Pa kategori

    619 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 23:57

    Kosova ka shënuar shifra rekorde me numrin e të infektuarve me coronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit 129 persona janë konfirmuar me covid 19.


    Komuna më e goditur sonte ishte Prishtina me gjithsej 46 raste të reja, Prizreni me 18 raste dhe Vushtrria me 15 raste.

    Sot më 15 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

    IKPSH njoftoi se me 10 pacientë që janë shëruar sonte, numri i të shëruarve shkon në 963 persona.

    Gjithsej janë testuar 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive sipas IKSHP-së kanë rezultuar gjithsej 1.615 raste, kurse 33 persona kanë vdekur të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga këto shifra të IKSHP-së i bie se raste aktive me coronavirus në Kosovë janë edhe 619 raste aktive, shkruan Reporteri.net.

    Pas shtimit të rasteve të reja kryeministri Avdullah Hoti bëri thirrje që të respektohen rekomandimet e IKPSH-së, veçanërisht të mbahen maskat.

    Kurse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini  ka thënë se situata është e menaxhueshme, por ky numër vjen si pasojë e pakujdesisë. Ai ka paralajmëruar se edhe në ditët në vijim mund të ketë numër të madh të të prekurve me coronavirus. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!