Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka komentuar debatin e mbrëmshëm të kreut të VV-së, Albin Kurti dhe u.d. të presidentes, Vjosa Osmani, në TV Dukagjini.
Kelmendi përmes një statusi në Facebook ka thënë se ky debat është për rast studimi, pasi për herë të parë nuk ka pasur fare moderator.
Ai thotë se kurrë nuk e ka besuar se do të ndodhte një gjë e tillë.
“Kemi parë gjithfarë emisionesh. Por që do të shohim emision debatues fare pa moderator, s’e kisha besuar. Rast studimi për ta diskutuar me studentët në semestrin e dytë!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Ky reagim i tij vije pasi moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri ishte ulur pranë panelit të ftuar të gazetarëve, Armand Shkullaku e Astrit Gashi, dhe nuk e drejtonte emisionin si herëve të kaluara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.